Vizualizimi i të dhënave të Strehimit Social

Në vijim të punës së bërë paralelisht me hartimin dhe miratimin e Strategjisë së Strehimit Social, sikurse dhe pas reformës territorial, me qëllim evidentimin e situatës sa më reale në rang vendi në lidhje me strehimin social, si dhe për të pasur një pasqyrë sa më të detajuar të situatës, MZHU me mbështetjen e PNUD nisi projektin për hartimin e një raporti/studimi mbi situatën e strehimit social në Shqipëri. Për mbledhjen e informacionit të nevojshëm u hartua një pyetësor online. Gjatë periudhës Janar-Shkurt 2016 u organizuan seanca trajnimesh ku 61 bashkitë u prezantuan me këtë pyetësor. Gjatë këtyre seancave u diskutuan çështjet e trajtuara në pyetësor. Si rezultat i komenteve të marra, u realizua versioni final i pyetësorit i cili ju dërgua bashkive për plotësim. Gjatë kohës që ju caktua bashkive për plotësim, u zhvillua një sesion i dytë trajnimesh për të ndjekur nga afër procesin dhe për të zgjidhur probleme të dryshme të hasura gjatë plotësimit. Pyetësorit iu përgjigjën 61 bashki.

Plotësimi i informacionit nga bashkitë, për periudhën kohore 2011- 2016 përbën një veçori të rëndësishme të studimit sepse mundëson një analizë statistikore të shtrirë në kohë. Në këtë mënyrë studimi i jep përgjigje pyetjeve të rëndësishme si: A ka pësuar rritje apo zbritje kërkesa për strehim? A kanë ardhur investimet për strehim social duke u rritur? Ky raport jep informacion edhe për çështje të tjera që influencojnë tek performanca e njësive vendore për sa i përket strehimit social. Të tilla çështje që trajtohen në studim janë sistemi i pikëzimit, sistemi i të dhënave, inventari i banesave dhe truallit dhe nevoja e autoriteteve vendore për programe për ngritjen e kapaciteteve.

Për sa më sipër, MZHU u anguazhua edhe për vizualizimin e të dhënave të grumbulluara gjatë fazës së parë, me qëllim aksesimin e këtij informacioni nga palët e interesuara, sikurse dhe publiku i gjërë.

 

Vizualizimin e të dhënave të Strehimit Social e gjeni në linkun:

https://strehimisocial.shinyapps.io/strehimisocial/