Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ka shpallur tashmë thirrjen e dytë për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera,  Publike.

Në këtë program ftohen të aplikojnë të të rinj profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeçnga Shqipëria dhe Diaspora, të cilët kanë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve Bachelor. Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e  aftësive profesionale, akademike, personale dhe njohja me administratën publike.

Zhvillimi i praktikës së punës është pa pagesë megjithatë periudha e praktikës së punës do të njihet si përvojë pune gjatë rekrutimit në institucionet e administratës publike.

 

Aplikimi është i mundur në faqen: http://praktika.sociale.gov.al/

Ministria e Zhvillimit Urban fton gjithë të rinjtë e interesuar të aplikojnë dhe zgjedhin institucionin tonë, për të kryer këtë praktikë pune, në përputhje me profilin arsimor të tyre dhe fushën e përgjegjësisë që mbulon MZHU.

(Fituesit do të lajmërohen nëpërmjet adresës elektronike nga institucioni)

Ky program do të zgjasë 3 muaj Qershor – Gusht 2016

Lançimi i thirjes: 25 Prill 2016 

Thirja mbyllet: 15 Maj 2016

Perzgjedhja: 15-25 Maj 2016

Shpallja:  26 Maj 2016

Fillimi i praktikes: 1 Qershor 2016

 

Dokumentet e bashkangjitur